Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës të Inteligjencës kanë ndërmarrë një aksion të gjerë për luftimin e lëndëve narkotike në rajonin e Gjilanit.
Fadil Hoti nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për KosovaPress se me këtë rast janë zbuluar disa sera të pajisura për kultivimin e drogës.
Tre persona janë arrestuar deri më tash dhe është sekuestruar një armë zjarri, ka bërë të ditur ai.
Operacioni, në të cilin një rol kyç ka luajtur AKI-ja në identifikimin e personave të arrestuar dhe identifikimin e lokacioneve, është duke vazhduar./KP/
The post Policia e AKI-ja zbulojnë sera me narkotikë në aksionin e madh antidrogë në Gjilan appeared first on Klan Kosova.