E shtunë, 14 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmePolicia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak të motit...

Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak të motit të lig

Policia e Kosovës del me njoftim për kujdes të shtuar pjesëmarrësve në komunikacion, shkaku i kushteve atmosferike në vend, përcjell KosovaPost.

Tutje policia tha se: “Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqëruara me erë, kjo ka bërë që në disa lokacione disa rrugë të jenë të mbuluara nga uji, po ashtu tani në orët e vona dukshmëria të ulet ndjeshëm.”, shkruan Arbresh.info.

“Gjatë kësaj kohe, janë raportuar të kenë ndodhur edhe aksidente në rrugët e vendit, përfshirë aksidente në autostradë.

Njësitet policore janë në teren të mobilizuara për të shtuar sigurinë në trafik dhe po trajtojnë aksidentet që kanë ndodhur”, thuhet në njoftimin e policisë.

E krejt në fund policia tha se: “Me qëllim që të rritet vigjilenca dhe kujdesi, apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të përqendruar në ngasje dhe t’ia përshtatin shpejtësinë kushteve të rrugëve”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT