Policia në orët e mëngjesit ka bastisur objektin ku ndodhen disa agjenci shtetërore si: Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Forcat speciale të PK-së janë parë në oborrin e këtij objekti ndërsa për momentin nuk dihet se në cilën nga agjencitë po zhvillohet bastisja, shkruan Ekonomia Online transmeton Klankosova.tv.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë detaje, por ende nuk ka marrë përgjigje.
The post Policia bastis disa agjenci shtetërore appeared first on Klan Kosova.