Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një grabitjeje që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 6 gushtit në fshatin Novosellë të Pejës.
Sipas Policisë Rajonale në Pejë, viktimat janë ndaluar nga dy persona të panjohur, të cilët u kanë grabitur 150 euro dhe një orë dore të markës “Fossil”, e më pas janë larguar në drejtim të panjohur, transmeton Klankosova.tv.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.
“Pas hetimeve intensive, policia ka arritur t’i identifikojë dhe arrestojë të dyshuarit. Me vendim të prokurorit të shtetit, ata janë liruar në procedurë të rregullt”.
The post Policia arreston dy të dyshuar për grabitje në Pejë appeared first on Klan Kosova.