Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia arreston arsimtarin që dyshohet për dhunë ndaj nxënësit

Policia arreston arsimtarin që dyshohet për dhunë ndaj nxënësit

Një arsimtar i një shkolle fillore në Mamushë është arrestuar pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një nxënës gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar për shërim në shtëpi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndodhet në ndalim policor.

“Mamushë  06.03.2026 – 10:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, arsimtar i shkollës fillore i cili ka keqtrajtuar një nxënës. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar në shërim shtëpiak. Me vendim të prokurorit i dyshuari është në ndalim policor”, njofton PK. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT