E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeShowbizPolicia apelon për kujdes: Mjegulla e dendur po ul dukshmërinë dhe rrit...

Policia apelon për kujdes: Mjegulla e dendur po ul dukshmërinë dhe rrit rrezikun në trafik

Mjegulla e dendur ka filluar të shfaqet që nga orët e para të ditës në shumë zona të vendit, veçanërisht në pjesët me lartësi të ulët, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe ulur dukshmërinë.

Për këtë arsye, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.


Sipas policisë, kushtet e krijuara nga mjegulla mund të paraqesin rrezik serioz gjatë vozitjes, prandaj vozitësit duhet të jenë të vëmendshëm dhe të përshtatin mënyrën e ngasjes me gjendjen e rrugës.

Përdorni dritat e shkurtra gjatë gjithë kohës;

Aktivizoni dritat e mjegullës, nëse automjeti i posedon;

Shmangni përdorimin e dritave të gjata, pasi ato reflektohen në mjegull dhe e bëjnë shikimin edhe më të vështirë;

Ulni shpejtësinë dhe përshtateni atë me kushtet e rrugës;

Mbani distancë të mjaftueshme nga automjetet përpara;

Qëndroni në krahun e djathtë të rrugës për orientim më të sigurt;

Shtoni vëmendjen në zona me dukshmëri të dobët.

Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë këto këshilla, me qëllim që të shmangen aksidentet dhe të sigurohet qarkullim sa më i sigurt për të gjithë./Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT