Policia u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes nga mashtrimet përmes mesazheve telefonike.
Kjo thirrje po bëhet pasi qytetarë të shumtë kanë raportuar raste të mesazheve që përmbajnë linqe të dyshimta dhe duke klikuar ato, mashtruesit mund të fitojnë qasje në llogaritë bankare ose të dhëna personale.
Për t’i mbrojtur qytetarët nga mashtrime të tilla, policia bën thirrje dhe apel të merren parasysh këshillat e mëposhtme.
- Mos klikoni asnjë link të dyshuar që i pranoni përmes mesazheve (SMS) telefonike.
- Mos jepni të dhënat tuajt personale si fjalëkalime apo informacione bankare përmes faqeve të panjohura.
- Verifikoni çdo mesazh të dyshimtë duke kontaktuar drejtpërdrejt institucionin ose kompaninë që pretendohet se ju ka dërguar mesazhin.
- Raporto Rastin tek Autoritetet përkatëse ose ta banka e juaj (të bllokojnë transferin e të hollave) nëse keni dhënë informacione të ndjeshme.
Nëse keni dyshime ose keni rënë viktimë e një mashtrimi të tillë, kontaktoni menjëherë autoritetet përkatëse Policore.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>