Policia aksion në dy rajone të Kosovës

Policia aksion në dy rajone të Kosovës

Dy aksione policore kanë nisur mëngjesin e sotëm në dy rajone të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Telegrafin se operacionet policore po realizohen mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale të personave të dyshuar.


“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të prokurorisë kompetente është duke i realizuar dy operacione policore, të cilat përfshijnë disa lokacione në dy rajone të ndara. Operacionet policore janë duke u realizuar mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale të personave të dyshuar”, tha Kelani.

Ai shtoi tutje se pas përfundimit dhe kompletimit të veprimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë mund të bëhen publike informacione shtesë.

Telegrafi merr vesh se njëri nga aksionet po realizohet në Pejë, dhe se tashmë dy persona janë arrestuar. /Telegrafi/