“Edhe pse në makinë nuk ishte askush, bërtiste me zë “largohuni prej meje, s’po du me ju pa, nuk po ju njoh”, – kështu ka deklaruar polici Liridon Rrahmani – njëri prej pesë zyrtarëve policorë të cilët dyshohen për “vrasje nga pakujdesia” në rastin e të riut në Lipjan, Agon Zejnullahu.
Në dosjen e Prokurorisë të cilën e ka siguruar Klankosova.tv, Rrahmani poashtu ka deklaruar se si, sipas tij, 27-vjeçari tashmë i ndjerë, në mënyrë të pakontrolluar kapte derën e makinës në të cilën ishte futur dhe nuk ishte e tij, me ç’rast, i ndjeri godiste këmbët e veta.
“Une se bashku me kolegun Artidonin ju kemi pergjigjur thirrjes ku per nje kohe te shkurter kemi mbrri ne vendin e incidentit. Me te dalur nga vetura e kam pa nje qytetar i cili ishte i ulur ne nje veture civile Golf 7 ngjyre e bardhe ne ulesen e shoferit, ndersa tek dera e vetures Golf aty ishin koleget Rreshter Ibrahim Nela dhe Albion Retkoceri po ashtu aty prezent ishte pronari i vetures civile dhe nje shok (qytetar) i personit te dyshuar i cili ndodhej ulur ne nje veture civile. Zyrtaret policor se bashku me shoferin e vetures dhe shokun e tij u mundojshin me fjale ta qetsojn pasi qe i dyshuari kishte levizje trupore te pakontrolluara si dhe perdorte nje gjuhe te quditshme citoj “ u kthejke mrapa nga makina edhe pse ne makin nuk ishte askush duke bertitur me ze: largonu prej meje, spo du me ju pa, nuk po ju njoh”, po ashtu ka perdorur edhe fjale te cilat nuk kemi mundur ta kuptojm se qka po thot, i cili ishte ulur ne veturen siq e ceka me larte ne karriken e shoferit por i njejti dy kembet i kishte jashte makine dhe ne menyre te pakontrolluar kapte deren e makines per ta mbyllur me qka i godiste kembet e veta duke mos pasur kontroll ne veprimet e tije dhe ne nje moment te caktuar i dyshuari vete ka dalur nga makina Golf 7 dhe ne ate moment rreshteri ka qenë afer tije dhe e ka kap ne krahun e majt ku une kam intervenuar duke i asistuar rreshterit dhe ne ato momente ka qene reagimi i gjithe zyrtarve policor te cilet kemi perdoren forcen duar thate per ta vene nen kontroll te dyshuarin tani me te ndjer pasi siq e ceka edhe me larte i njejti ka pas reagime trupore deri sa ishte ne veture te pakontrolluara, e kemi shtri per toke me qe rast kemi bere arrestimin e tij dhe kjo ka ndodh e gjitha”,përfundon deklarata e policit Rrahmani, raporton Klankosova.tv.
Rrahmanit dhe katër policëve të tjerë u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për secilin.
Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
The post Polici Rrahmani thotë se Zejnullahu kishte lëvizje të pakontrolluara – bërtiste me zë “largohuni, nuk po ju njoh” appeared first on Klan Kosova.