E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePolici gjen pushkë në një veturë në Shtime, e çon në mbajtje...

Polici gjen pushkë në një veturë në Shtime, e çon në mbajtje një të dyshuar

Policia në Shtime ka gjetur një pushkë gjysmë automatike në një automjet mbrëmë rreth orës 20:30.

Sipas njoftimit, automjeti është lokalizuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor bashkë me veturën. Gjatë kontrollit, arma e zjarrit është konfiskuar.

I dyshuari M.A, 45 vjeç është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti vazhdon të trajtohet nga hetuesit e stacionit policor në Shtime, raporton Klankosova.tv.

The post Polici gjen pushkë në një veturë në Shtime, e çon në mbajtje një të dyshuar appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT