Zyrtarët policorë janë sulmuar në dy raste në Prizren.
Rasti i parë ka ndodhur në orët e para të së hënës, kur në stacionin policor derisa po intervistohej një i dyshuar, e ka sulmuar policin.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Derisa në rastin e dytë, po të njëjten ditë në ora 10:00, një person u arrestua pasi që kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili i kishte shqiptuar një gjobë trafiku.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Të dy rastet po cilësohen si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
The post Policët sulmohen në dy raste të ndara në Prizren appeared first on Klan Kosova.