Një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë.
Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se hetimet për vdekjen e viktimës janë duke vazhduar.
“Rreth orës 08:30,kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti për Sinjalin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!