Një banor nga Podujeva ka folur për problemet e vazhdueshme me mungesën e kanalizimit në lagjen e tij, që sipas tij zgjasin prej më shumë se dy dekadash.
“Nga viti 2013 po shkoj në komunë. Më kanë thënë ‘vitin tjetër e rregullojmë’, por kurrë s’e kanë ndërruar. Këtu kanalizim s’ka pasur kurrë’, tha ai në emisionin “Fol me Arin në Klan Kosova FM”.
Banori shton se gjendja është përkeqësuar edhe më shumë për shkak të gypave të vjetër e të ndryshkur.
“Uji po vjen i keq, madje më ka hyrë edhe brenda në shtëpi”, shprehet ai, duke kërkuar zgjidhje urgjente nga institucionet lokale.
Ndiqni detajet shtesë, në videon vijuese:
The post Podujevasi ankohet: Dy dekada telashe me kanalizim (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.