Podujeva organizon “Vrapimin e Gjeneratës së Pavarësisë”

Podujeva organizon “Vrapimin e Gjeneratës së Pavarësisë”

Sot (19 shtator) në Podujevë mbahet aktiviteti tradicional “Vrapimi i Gjeneratës së Pavarësisë”, organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ky projekt, i cili ka nisur në vitin 2012 me fëmijët 4-vjeçarë, ka për qëllim të bashkojë të lindurit në vitin 2008 në një rrugëtim simbolik nga fëmijëria deri në moshë madhore, duke ruajtur kujtimin dhe krenarinë për vitin e shtetformimit të Kosovës.


Fëmijët do të vrapojnë në sheshin e qytetit të Podujevës, ndërsa aktiviteti fillon në orën 10:00, sipas njoftimit të komunës, duke korrigjuar orën e publikuar më parë nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Komuna e Podujevës ka ftuar qytetarët dhe prindërit që t’i bashkohen këtij aktiviteti, duke mbështetur pjesëmarrësit dhe promovuar vlerat e sportit dhe qytetarisë. /Telegrafi/