Është duke vazhduar pa u ndalur edhe sot aksioni i kërkim-shpëtimit për qytetarin Ismet Millaku, i cili është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij që nga e premtja.
Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, ka qëndruar sot gjatë ditës në fshatin Ujmir të Klinës, prej nga vjen viktima, kërkimet për 70-vjeçarin janë duke vazhduar aty për momentin.
Kërkimet janë duke u bërë edhe në lumin Drenica, i cili kalon në atë zonë. Poashtu, kërkimet janë duke u bërë edhe me anë të dronëve.
Familjarët kanë deklaruar se Millaku, kishte disa herë që ishte zhdukur por kthehej në shtëpi pas 1 ose 2 dite. Sipas familjarëve, ai kishte problem fizike dhe pisiqike. /Klankosova.tv
The post Po vazhdojnë ende kërkimet për Ismet Millakun nga fshati Ujmir i Klinës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.