I gabuar thotë se është vendimi për lokacionin e stacionit të autobusëve në Ferizaj, poashtu edhe ndalimi i hyrjes së autobusëve të fshatrave në qendër.
Një operues privat i transportit të udhëtarëve, i cili për Kiksin foli në kushte anonimiteti, ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj vendimit të Komunës së Ferizajt për ndërtimin e stacionit të ri të autobusëve larg qendrës së qytetit, në drejtim të fshatit Lloshkobare.
Sipas tij, ky vendim nuk ka marrë në konsideratë nevojat reale të qytetarëve dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme si për kompanitë e transportit, ashtu edhe për vetë udhëtarët që çdo ditë përballen me vështirësi.
Sipas Ferizajasit pjesa më e madhe e banorëve nga qyteti nuk mund të shkojnë në këmbë nga qendra të stacioni e as anasjelltas, kështu detyrohen të udhëtojnë me autobusë urban apo taksi privat.
Sipas tij, vendndodhja e stacionit të ri është jashtëzakonisht e papërshtatshëm, andaj po krijon vështirësi të qytetarët.
Sipas ferizajasit më të dëmtuarit janë qytetarët e fshatrave pasi kushdo që udhëton përmes ndonjë kompanie të linjës së rregullt duhet të vonohet për punë për shkak të pritjeve dhe ndërrimit të linjave, pasi nuk mund të hyn direkt në qendër.
Stacioni i Ferizajt është përuruar në fund të qershorit dhe komuna ka marrë vendim që autobusët e fshatrave dhe ata ndër urban të mos hynë në qendër.
The post “Po varfërohen xhepat e qytetarëve”, vendimi për stacionin e ri të autobusëve në Ferizaj kritikohet nga operatorët (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.