Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ishte i ftuar në emisionin “VAR” në Tëvë1.
Ai foli rreth kritikave që merr vazhdimisht sa herë që luan te Kosova, shkruan Indeksonline
Sipas tij, po t’i dëgjonte këta njerëz do e linte moti futbollin.
“Po ti dëgjoja njerëzit çfarë thonë për mua, moti e kisha lënë futbollin”, u shpreh Berisha
Kujtojmë që Berisha në ndeshjen e parafundit dhe të fundit te fanella “dardane” u kritikua shumë nga analistët dhe tifozët./Indeksonline/