Po shkëlqen këtë sezon dhe ka një klauzolë, Antoine Semenyo kërkohet nga katër ekipet e mëdha

Po shkëlqen këtë sezon dhe ka një klauzolë, Antoine Semenyo kërkohet nga katër ekipet e mëdha

Gjigantët e Ligës Premier, Liverpool dhe Manchester United, po e ndjekin me vëmendje yllin e Bournemouth, Antoine Semenyo, pas zbulimit të një klauzole lirimi në kontratën e tij të re.

Sulmuesi 25-vjeçar po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij. Pas një sezoni të kaluar mbresëlënës me 11 gola, rekord personal, ai nënshkroi një kontratë pesëvjeçare këtë verë, me qëllimin që Bournemouth të mbrojë lojtarin nga ofertat e shumta që pritej të vinin.


Megjithatë, nisja e tij e jashtëzakonshme në këtë sezon – me 6 gola dhe 3 asiste në vetëm 7 ndeshje – ka ringjallur menjëherë interesin e klubeve të mëdha angleze, pasi përveç Liverpoolit dhe Man Utd, po ashtu në garë janë edhe Arsenali dhe Tottenhami.

Antoine Semenyo

Sipas burimeve pranë klubit, klauzola e lirimit në kontratën e Semenyos vlerësohet të jetë rreth 87 milionë euro, një shumë që Bournemouth e konsideron të arsyeshme duke parë progresin e jashtëzakonshëm të lojtarit gjatë vitit të fundit.

Raportet theksojnë se kjo klauzolë është futur si pjesë e marrëveshjes për ta siguruar Semenyon për një afat të gjatë, por pa e penguar një transferim të mundshëm nëse vjen një ofertë e madhe nga ndonjë klub elitar.

Si Liverpool ashtu edhe Manchester United janë në kërkim të përforcimeve ofensive për verën e ardhshme, dhe Semenyo shihet si një opsion ideal për të shtuar shpejtësi, forcë dhe efikasitet në repartin e sulmit.

Antoine Semenyo

Ganezi ka qenë një figurë kyçe për kombëtaren e tij, duke ndihmuar skuadrën në kualifikimin për Kupën e Botës, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në ndeshjet vendimtare, pavarësisht mungesës së tij në AFCON më herët gjatë vitit. /Telegrafi/