E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmePo punoj për rritjen e mbështetjes financiare për OJQ-të në Ballkanin PerëndimorSinjali

Po punoj për rritjen e mbështetjes financiare për OJQ-të në Ballkanin PerëndimorSinjali

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, në një video-mesazh në ditën e organizatave të shoqërisë civile, tha se është duke punuar për rritjen e mbështetjes financiare të BE-së për OJQ-të në Ballkanin Perëndimor.

Duke folur për rëndësinë e OJQ-ve për demokracinë, Kos tha se javën e kaluar ka pritur një grup të OJQ-ve nga Serbia, të cilët i folën asaj se si situata politike po i ndikon në punën e tyre.

“OJQ-të janë shtylla kurrizore e demokracive të shëndosha. Ato përforcojnë zërat, mbrojnë të drejtat dhe i mbajnë përgjegjës të pushtetshmit. Sepse demokracia nuk është ndërtuar vetëm në parlamente apo gjykata, ajo është ndërtuar në komunitete, në shtëpi dhe në zemrat e të gjithë qytetarëve. Ja pse kam zero tolerancë për veprimet që e minojnë shoqërinë civile dhe pse jam duke punuar në rritjen e mbështetjes financiare të BE-së në Ballkanin Perëndimor”, tha Kos.

Deklarata e saj vjen në kohën kur Administrata Trump pezulloi fondet për pothuajse të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare amerikane të cilat u zbatuan kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID.

Instituti GAP kishte thënë më herët se në Kosovë ky vendim i presidentit amerikan Donald Trump i ndikon rreth 17 projekte aktive të financuara nga USAID që japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit. Ndër përfituesit e këtyre ndihmave ishin edhe shumë OJQ.

Po ashtu, Kos përmendi OJQ-të nga Serbia pas bastisjes që u bë në zyrat e disa organizatave joqeveritare që bashkëpunuan me USAID-in. Për këtë aksion kishte reaguar menjëherë Bashkimi Europian që tha se ndërhyrjen e pa me shqetësim të madh dhe tha se shoqëria civile duhet të veprojë në mënyrë të lirë dhe pa presion.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://upskittyan.com/act/files/tag.min.js?z=8547498