Një ankesë që ka mbërritur në redaksinë e Klankosova.tv, lidhur me gjendjen jo të mirë të një topogani në pishinën “Arbi” në Gjakovë, është mohuar nga pronari i këtij biznesi, Gegë Perkola.
I kontaktuar nga Klankosova.tv, ai tha se kjo pishinë është ndër më të njohurat e këtij qyteti, dhe se topogani për të cilin pati ankesa, është kontrolluar nga eskpertë vetëm pak ditë më parë.
Në prononcimin e tij, Përkola tha se ka ftuar punëkryesin e topoganit për ta parë dhe për ta vlerësuar nëse është e sigurt për vizitorët.
“Topogani është vlerësuar nga ekspertët, gjithçka brenda pishinës është në rregull dhe nuk ka asgjë të rrezikshme. Dikush po e bën qëllimshëm për të më dëmtuar”, u shpreh pronari i kësaj pishine.
Ai tutje tha se nuk do ta hapte fare pishinën nëse do të rrezikonte vizitorët.
The post “Po ma bëjnë me qëllim”, pronari i pishinës në Gjakovë thotë se s’ka rrezik nga topogani appeared first on Klan Kosova.