E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeShëndetësiPo ia shohim sherrin: Kjo cigare po paralizon qelizat në mushkëri

Po ia shohim sherrin: Kjo cigare po paralizon qelizat në mushkëri

Cigaret elektronike, pavarësisht nga shija, mund të jenë të dëmshme për shëndetin. Një studim i ri nga Kanadaja ka treguar se shija e cigares me dudë dhe manaferrë është tejet e dëmshme ngase i dëmton qelizat e mushkërive.

Ky kombinim i shijes dobëson mbrojtjen natyrore të mushkërive duke paralizuar qelizat imune, duke e bërë më të vështirë për trupin të luftojë infeksionet, shkruan Indeksonline.

Studimi është kryer nga Universiteti McGill në Montreal dhe Universiteti i Saskatchewan.

Shkencëtarët testuan efektet e tymit të avullit me këto shije tek minjtë.

Gjatë disa ditëve, ata i ekspozuan minjtë ndaj avujve të cigareve elektronike dhe më pas përdorën një teknikë të veçantë për të vëzhguar reagimin e qelizave imune në mushkëri në kohë reale.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498