“Po ia bën argatin Kurtit”, përplasen Daka e Sejdiu (VIDEO)

“Po ia bën argatin Kurtit”, përplasen Daka e Sejdiu (VIDEO)

Analisti politik, Dardan Sejdiu në “Rubikon” në Klan Kosova tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti qëndron tek “përralla e madhe, nuk është te qeverisja”.

Sejdiu tha se Kurti nuk është i interesuar të di se çfarë bëhet në Ministritë në Kosovë.

“Nuk hyn në investime të mëdha sepse e sheh se mundet me ra në problem korruptiv sepse ky nuk qeverisë. Me bë më pyet për ndonjë temë të Ministrisë së Financave, të Arsimit a të Ekonomisë, ky idenë nuk e ka. Idenë nuk e ka çka bën Arbërie Nagavci”, tha Sejdiu.

Në ndërkohë, një kundërpërgjigje për këtë e pati gazetari Shkëlzen Daka, i cili i tha se Sejdiu po i bën “argatin Kurtit”.

“Po ia bën argatin Kurtit, ashtu qysh krejt elektorati po thotë, këta po vjedhin, por zoti Kurti është i pa korruptuar”.

Dakaj i tha Sejdiut se po tenton të thotë se “Kurti nuk ka vjedhur”.

“Ky po qëndron te “Përralla e madhe”, për shkak se qito parti opozitare nuk po dinë me ndërtu qatë tregim, qoftë edhe tuj demasku krejt qato premtime, ose qatë ndryshim të madh që Kurti e bëri sa ishte në opozitë”, tha Daka.

Ndiqeni videon për më shumë detaj:

The post “Po ia bën argatin Kurtit”, përplasen Daka e Sejdiu (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.