Grupi i tifozëve “Plisat” ka dalë me një reagim të ri, pas asaj që ata e cilësojnë si keqinterpretim të deklaratës së tyre të mëparshme.
Në këtë reagim, ata theksojnë qartë se nuk kanë dhe nuk do të kenë asnjë lidhje me subjektet politike apo fushata zgjedhore.
“Tifozët ‘Plisat’ nuk janë dhe as nuk do të jenë pjesë e asnjë fushate politike apo të ndonjë partie. Ne kemi qenë dhe do të mbetemi gjithmonë vetëm tifozë të KF Prishtinës, pa asnjë lidhje me subjektet politike. Çdo përpjekje për të na përfshirë në agjenda jashtë sportit është e pavërtetë dhe e papranueshme”, thuhet në reagimin e tyre.
Në fund, “Plisat” shtojnë se ata i përkasin tribunës dhe qytetit, e jo politikës.
Ky reagim vjen pas postimit të kryetarit aktual të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili mbrëmë publikoi një video nga një takim me të cilin tha se kishte pasur me “Plisat”.
“Mirëmbrëma Prishtinë, jam këtu në Gërmi, me zemrat e Prishtinës, me zemrat e mia, Plisat, me ma të mirët. A ecim edhe katër përpara. Ju dua”, tha Rama në një video në rrjetin social Facebook.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!