E martë, 29 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmePlazhi i Madh në Ulqin nuk do të ndahet për investitorët arabë,...

Plazhi i Madh në Ulqin nuk do të ndahet për investitorët arabë, presidenti Milatoviq refuzon ligjin

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka vendosur të mos dekretoj ligjin që parashihte dhënien me qira për 99 vjet të Plazhit të Madh të Ulqinit për një investitor arab, i cili synonte ndërtimin e objekteve turistike dhe banimi.

Milatoviq ka nënshkruar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe, por ka refuzuar ligjin që ka të bëjë me turizmin dhe pasuritë e paluajtshme.

Në një njoftim të Presidencës, është theksuar se ky vendim u mor për shkak të “shumë çështjeve të hapura lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes”.

Ligjet përkatëse ishin miratuar më 23 prill në Kuvendin e Malit të Zi, por ishin kundërshtuar fuqishëm nga deputetët shqiptarë dhe grupet e interesit, përfshirë ekologët dhe opozitën.

Qeveria e Malit të Zi kishte njoftuar se investimi i biznesmenit arab Mohamed Alabbar do të përfshinte rreth 20 milionë metra katrorë të Plazhit të Madh të Ulqinit, një projekt që ka shkaktuar reagime të shumta nga komuniteti lokal dhe grupet mjedisore.

Reagimet e forta të qytetarëve të Ulqinit janë përmendur si një arsye kryesore për refuzimin e këtij ligji nga Presidenti Milatoviq.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT