Platforma “Prishtina Work”, Rama: Të giitha projektet të vizatuara në një vend

Platforma "Prishtina Work", Rama: Të giitha projektet të vizatuara në një vend

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka rikthyer në vëmendje momentin epik nga debati i para katër vitesh me Arben Vitinë.

Rama ka thënë se vizatimin e kanë bërë bashkë, duke theksuar platformën Prishtina Work.


I pari i kryeqytetit theksoi se tash të gjitha projektet janë në një vend.

“A ta vizatoj? E vizatuam bashkë! Tash, të gjitha projektet që janë bërë, e do të bëhen në një vend 👉 www.prishtina.work/ sepse transformimi i Prishtinës është realitet që po ndërtohet çdo ditë”, ka shkruar Rama në Facebook.