Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se tashmë plani për kryeqytetin është hartuar me përkushtim, në bashkërendim me qytetarë dhe ekspertë.
Çeku në një postim në Facebook shkruan se çdo propozim është i menduar e i bazuar në realitet e më tej i mundur për t’u realizuar me punë përditë.
“Në gjithë këtë zhurmë fushate, ju ftoj të gjeni pak kohë dhe të ndaleni për t’i lexuar zgjidhjet tona.
Platforma jonë është tashmë online, një plan që është hartuar me përkushtim, në bashkërendim me qytetarë dhe ekspertë. Çdo propozim është i menduar e i bazuar në realitet e më tej i mundur për t’u realizuar me punë përditë”, shkruan Çeku. /Telegrafi/