Planin për arsimin në Kamenicë, Jakupi: Procedurë transparente për përzgjedhjen e drejtorëve (VIDEO)

Planin për arsimin në Kamenicë, Jakupi: Procedurë transparente për përzgjedhjen e drejtorëve (VIDEO)

Kandidati i AAK-së për kryetar të Kamenicës, Faton Jakupi sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova shpalosi planin e tij, e cila tha se quhet “Kamenica me progres konkret”.

Në lidhje me fushën e arsimit, Jakupi tha se do të garantojë procedurë transparente për përzgjedhjen e drejtorëve, përcjell Klankosova.tv.

“Unë si kandidat dhe ekipi im kemi bërë platformën qeverisëse 2025-2029 dhe quhet “Kamenica me progres konkret”, bazohet në transparencë dhe llogaridhënie, zhvillim ekonomik nëpërmjet bujqësisë dhe turizmit malor, mbështetje për bizneset, krijim i zonës së lirë ekomonike, industriale, nxitje e investimeve private përmes partneritetit publiko-privat, arsim dhe shëndetësi cilësore”.

“Në arsim do të garantojë procedurë transparente për përzgjedhjen e drejtorëve, krijimin i ditarit dixhital dhe monitorimi i performancës së nxënësve”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv

The post Planin për arsimin në Kamenicë, Jakupi: Procedurë transparente për përzgjedhjen e drejtorëve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.