“Plan për policë në shkolla”, pse duhet prishtinasit me votu Bekën? (VIDEO)

“Plan për policë në shkolla”, pse duhet prishtinasit me votu Bekën? (VIDEO)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka prezantuar planin e tij për rritjen e sigurisë së nxënësve nëpër shkollat e kryeqytetit.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Berisha tha se synon të angazhojë policë në pension për të ofruar siguri brenda dhe jashtë shkollave.

“Fëmija do të jetë i sigurt, por i lirë. Do të angazhoj policë në pension, të cilët kanë karakteristikë dhe kanë qenë të ndershëm, që e njohin punën dhe komunikimin.

“Ata do të jenë të padukshëm, ndërsa me ndihmën e inteligjencës dhe kamerave që do të vendosen në të gjitha shkollat, do ta përcjellim çdo detaj’’, tha Berisha.

Ai shtoi se plani përfshin edhe vendosjen e radarëve në qytet për parandalimin e shpejtësisë në zonat shkollore, si dhe infermierë në çdo shkollë. /Klankosova.tv

 

The post “Plan për policë në shkolla”, pse duhet prishtinasit me votu Bekën? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.