Plakolli thotë se Stantërgun synon ta kthejë në qendër turistike (VIDEO)

Plakolli thotë se Stantërgun synon ta kthejë në qendër turistike (VIDEO)

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Gëzim Plakolli, ka prezantuar planin e tij për zhvillimin e turizmit në qytet, me fokus të veçantë në zonën e Stantërgut. 

Në paraqitjen e tij në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Plakolli tha se synon që Stantërgun ta shndërrojë në qendër turistike, përmes restaurimit të infrastrukturës ekzistuese dhe krijimit të hapësirave të reja për vizitorët. 

“Sa i përket turizmit, e kam planifikuar Stantërgun. Do ta bëjmë qendër turistike, kam paraparë krijimin e disa bujtinave në tri-katër ndërtesa dhe restaurimin e kolonive, pishinës që ndodhet sipër dhe dy fushave të tenisit që kanë ekzistuar më herët”, tha ai, në Klan Kosova. 

Plakolli theksoi se Stantërgu dikur kishte rëndësi të madhe ekonomike, duke shtuar se “e ka furnizuar me financa jo vetëm Kosovën, por edhe Jugosllavinë”, ndërsa sot ndodhet në gjendje të mjerueshme./Klankosova.tv 

Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese:

The post Plakolli thotë se Stantërgun synon ta kthejë në qendër turistike (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.