E diel, 2 Mars, 2025
spot_img
HomeShowbizPlakolli i LDK-së: Mitrovica është komuna me numrin më të madh të...

Plakolli i LDK-së: Mitrovica është komuna me numrin më të madh të përfituesve në skemën sociale, fatkeqësisht (VIDEO)

Kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, njëherësh kandidat për deputet, Gëzim Plakolli, deklaroi se kësaj gare i ka hyrë pas një përvoje 23-vjeçare me ndërkombëtarë dhe duke e parë situatën në Mitrovicë.

“Ta shoh Mitrovicën në këtë gjendje është një sfidë e dyfishtë dhe kjo ka qenë arsye që ta ndryshoj politikëbërjen në Mitrovicë. Fatkeqësisht, Mitrovica është komuna që e ka numrin më të madh të përfituesve në skemën sociale. Është ndër komunat më të varfra në Republikën e Kosovës”.

“Kauza ime është që t’ia kthej namin Mitrovicës me projekte zhvillimore. Ne si LDK parashohim që përveç Trepçës të shohim edhe projekte tjera zhvillimore”, deklaroi Plakolli në emisionin DPT ME FIDANIN në Klan Kosova.

Tutje ai u shpreh se nga zgjedhjet e 9 shkurtit, përfundimisht kryeministër do të jetë Lumir Abdixhiku.

“Terreni po na tregon se gjithë fryma rugoviane është duke u kthyer në bazën ku e ka pasur. Është i vetmi person që ka vizion dhe LDK është e vetmja parti qe ka planprogram, ku kanë punuar profesionistë të fushave të ndryshme”, shtoi Plakolli.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498