Një konflikt mes tre personave në fshatin Zharrëz ka përfunduar me një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të mëngjesit të sotëm, ku si pasojë e përplasjes fizike, është dëmtuar me mjet prerës (kaçavidë) shtetasi A. N., 35 vjeç, banues në Zharrëz, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta mes shtetasve Dh. N., 68 vjeç, dhe A. N. (babë e bir), të cilët kanë goditur me grushte shtetasin Dh. G., 60 vjeç. Ky i fundit ka reaguar duke goditur me kaçavidë A. N.-në, i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, shtetasit Dh. G. dhe M. G. janë shoqëruar në Komisariat, ku po zhvillohen veprimet hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përgjegjësive ligjore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!