E diel, 8 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmePlagosje me armë zjarri në Tiranë pas sherrit mes komshinjve

Plagosje me armë zjarri në Tiranë pas sherrit mes komshinjve

Një konflikt për motive të dobëta mes dy komshinjve në zonën e Alliasit në Tiranë ka përfunduar me plagosje me armë zjarri mëngjesin e sotëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 38-vjeçari me iniciale K. T. ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë 31-vjeçarin S. B.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç(komshi me njëri-tjetrin). Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT