E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmePlagosja në Vranjefc, plumbi qëllon derën e shtëpisë së ish-zyrtarit të lartë...

Plagosja në Vranjefc, plumbi qëllon derën e shtëpisë së ish-zyrtarit të lartë të Qeverisë

Pasditën e sotme “Kodra e Trimave” u trondit nga të shtënat me armë zjarri.

Dy persona pësuan lëndime trupore, e lidhur me rastin është prangosur nga policia.

Por, ngjarja ka mundur të merr rrjedhë tjetër dhe të qëlloheshin edhe njerëz të tjerë të pafajshëm.

Ish-kryenegociatori në dialogun Kosovë – Serbi Avni Arifi, njofton se nga plumbi u qëllua edhe dera e shtëpisë së tij.

“Pashë nga dritarja pjesën e fundit të “luftës” së këtyre njerzve të panjohur sikur në një film aksioni ku fluturonin plumbat në konfrontim pak metërsh në mes tyre. Kësaj here viktima përveç protagonistëve që vet u lënduan me shumë fat nuk kishte njerëz të tjerë kalimtarë por siguria publike çdo ditë e më shumë po cenohet në Prishtinë dhe sigurisht se mekanizmat e sigurisë duhet t’a rrisin kujdesin. Fat që askush nuk ishte afër derës time të shtëpisë”, tha Arifi.

, Plagosja në Vranjefc, plumbi qëllon derën e shtëpisë së ish-zyrtarit të lartë të Qeverisë , 2024-11-21 21:28:00 ,

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT