Një person është plagosur në Shtime, mesditën e së shtunës.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia ka dhënë sot detaje përmes raportit 24 orësh.
Sipas deklarimit të viktimës, në drejtim të tij u gjuajt katër herë me armë zjarri, ku njëri nga plumbat e goditi në këmbë.
Aktualisht nuk ka ndonjë person të arrestuar lidhur me rastin dhe nga organet e rendit po hetohet si “Vrasje në tentativë”.
VRASJE NË TENTATIVË
Shtime / 13.07.2025 – 11:40. Pas raportimit se një person i plagosur pasi ka marrë trajtim mjekësor është larguar nga emergjenca, i njëjti është ndaluar nga patrulla policore dhe ka deklaruar se një person i panjohur ka shtënë katër herë me armë në drejtim të tij duke e qëlluar një herë në këmbë. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.
The post Plagosja në Shtime: Katër herë u gjuajt me armë në drejtim të viktimës appeared first on Klan Kosova.