E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmePlagosja në Klinë, policia arreston dy të dyshuar

Plagosja në Klinë, policia arreston dy të dyshuar

Dy të dyshuar janë arrestuar për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Klinë.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi duke treguar se gjatë arrestimit janë gjetur dhe sekuestruar: një armë pistoletë M57, një karikator i së njëjtës armë, pesë fishekë, dy gëzhoja dhe një brisk.

Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhërtё prokurorit tё shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Lidhur me këtë i cili ndodhi në orët e vona të së dielës, detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Tre persona janë të lënduar, dy prej tyre me mjete të forta, derisa një tjetër dyshohet nga arma e zjarrit. Gjendja e këtij të fundit është më e rënduar. Ata janë janë dërguar për emergjencën e spitalit rajonal. Rasti ka ndodhur rreth orës 22:41”, deklaroi Gashi.

Plagosja në Klinë, një në gjendje të rëndë: Çka dihet deri më tash? (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri në Klinë, ka të plagosur, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë

The post Plagosja në Klinë, policia arreston dy të dyshuar appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498