Një incident ka ndodhur mbrëmë në fshatin Jashanicë të Klinës.
Atje ka pasur të shtëna me armë zjarri, me çârast ka edhe të plagosur.
Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
âTre persona janë të lënduar, dy prej tyre me mjete të forta, derisa një tjetër dyshohet nga arma e zjarrit. Gjendja e këtij të fundit është më e rënduar. Ata janë janë dërguar për emergjencën e spitalit rajonal. Rasti ka ndodhur rreth orës 22:41â, deklaroi Gashi.
âNjësitet relevante janë në vendin e ngjarjes. Një i dyshuar është identifikuar, por që ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Lidhur me rastin kanë nisur hetimetâ, theksoi ai.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>