Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Pejë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, të premten në ora 15:48.
“Një mashkull kosovar, ka mbetur i plagosur pasi i njëjti është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës”, thuhet në raport.
I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë dhe i njëjti më pas është paraqitur në stacion policor.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/