Plagosen dy persona në Prishtinë

LAJMI I FUNDIT

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Prishtinë, në orët e hershme të së shtunës. Dyshohet se viktimat janë lënduar nga një mjet i mprehtë.

Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Enis Pllana.

“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë.  Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thotë Pllana.

Tutje, zyrtari policor shtoi se po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

The post Plagosen dy persona në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.