Thikë pas shpine. Kështu i vlerëson të gjitha akuzat e Gjon Gashit, pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arian Zeneli.
Zeneli e mohon se ka bërë ndonjë premtim për ndërmjetësim apo se ka marrë ndonjë cent nga babai i Diegos për trajtimin e 3-vjeçarit në Francë. Madje, ai thotë se pagesën e tij si shofer i autoambulancës i ka kërkuar shefit që t’ia heq Gjonit nga çmimi i transportit.
Ai i quan shpifje akuzat e Gjon Gashit, se gjoja i biri i tij është zbritur nga autoambulanca dhe se i janë hequr sonda dhe barnat. Sipas tij, Gjoni ka mbërritur deri te dera e spitalit në gjendje stabile me autoambulancë.
Ndonëse nuk ishte fare përgjegjësi e tij, ai thotë se Gjoni vazhdimisht e ka telefonuar dhe i është ankuar për trajtimin në Francë.
Shumën prej 5 mijë eurove, ai e pranon që Gjoni ia ka përmendur pas një muaji, por pretendon se nuk e ka pasur idenë se për çfarë pagese po flet.
Ariani e mohon se plani për shkuarje në Francë kishte synim sigurimin e azilit për familjen Gashi.
Ushtari i FSK-së nuk e pranon as që e ka përdorur ndonjëherë institucionin ku punon për ta bindur Gjonit që të shkojnë në Francë, ashtu siç e akuzon ky i fundit.
Zeneli pretendon se pas kthimit nga Franca, Gjoni e ka kërcënuar se do ia zhvesh uniformën.
Ushtari i FSK-së paralajmëron se do të bëjë kallëzim penal ndaj Gashit dhe deklaron se do të kërkojë që atij t’i bëhen ekzaminimet pskiatrike.
Se Diego është zbritur nga autoambulanca rreth 1 km pa mbërritur te spitali, e mohon edhe pronari i kompanisë “Mar Plus”, Mërgim Zogu i cili ka qenë në automjet atë ditë.
Ai këmbëngul që 3-vjeçari është transportuar me autoambulancë nga QKUK-ja deri në spitalin e Lionit.
Në automjet me Diegon, Gjonin, Mërgimin dhe Arianin ka qenë edhe infermieri Dardan Maliqi, por për këtë të fundit, Gjoni thotë se nuk ka qenë i përfshirë, pasi ka qenë në pjesën tjetër të autoambulancës me 3-vjeçarin. /Klankosova.tv
The post Pjesëtari i FSK-së, Zeneli: Gjoni më tha kom me ta desh uniformën, ai ka probleme mendore (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.