Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës.
Kjo u bë e ditur nga Federata e Xhudos në Kosovë.
“Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, është organizuar trajnimi për pjesëtarët e Forca e Sigurisë së Kosovës në fushën e xhudos, me fokus në avancimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtjes”, thuhet në postimin e tyre në Facebook, njofton Klankosova.tv.
Ky program përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të FSK-së, duke u bazuar në njohuritë dhe aftësitë e fituara përmes sportit të xhudos.
Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim të Federates së Xhudos të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>