Pjesëmarrje e ulët e qytetarëve në votime në rajonin e Dukagjinit

Pjesëmarrje e ulët e qytetarëve në votime në rajonin e Dukagjinit

Në Kosovë po vazhdon procesi i votimit për zgjedhjet lokale, ndërsa kanë mbetur më pak se dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 15:00, pjesëmarrja e votuesve ka arritur në 25.21%, transmeton Telegrafi.


Sipas këtyre të dhënave, vihet re një pjesëmarrje e ulët e qytetarëve në komunat e rajonit të Dukagjinit.

Në Pejë deri në ora 15:00 kanë votuar 26 mijë e 887 qytetarë, ndërsa të drejtë vote kanë 120,204 qytetarë.

Pjesëmarrja në votime në Pejë është 22,37%.

Në Klinë kanë votuar 11 mijë e 824 qytetarë, nga 50 mijë e 362 qytetarë sa kanë të drejtë vote.

Pjesëmarrja në votime është 23,48%.

Dalje e ulët e qytetarëve në votime është vërejtur edhe në Istog. Ku deri në ora 15:00, kanë votuar 11 mijë e 974 qytetarë, nga 50 mijë e 575 qytetarë.

Përqindja e votuesve është 23.68%.

Në Gjakovë kanë votuar 27 mijë e 108 qytetarë, nga 121 mijë e 768 sa kanë të drejtë vote.

Pjesëmarrja në votime është 22,26%.

Në Deçan kanë votuar 11 mijë e 61 qytetarë, kurse të drejtë vote kanë 41,444 qytetarë.

Pjesëmarrja në votime 26.69%

Të dhënat tjera për komuna mund t’i gjeni duke klikuar këtu. /Telegrafi/