E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbizPista kryesore hakmarrja, çfarë dihet nga vrasja në atentat mafioz e 30...

Pista kryesore hakmarrja, çfarë dihet nga vrasja në atentat mafioz e 30 30-vjeçarit në Vlorë

Policia i ka përqendruar hetimet për vrasjen e 30-vjeçarit Kristian Marku, i njohur edhe si Kristian Bardhi, në pistën e hakmarrjes.

Ngjarja dyshohet se lidhet  me një përplasje afatgjatë mes fiseve Bardhi dhe Reçi në Rrëshen, e cila ka shënuar disa viktima ndër vite.

Kristian Marku ishte nipi i Martin Bardhit, i vrarë në shtator të vitit 2023 në Rrëshen. Ai kishte precedentë të mëparshëm penal ku përfshihet dhe një akuzë për “vrasje me dashje në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe një tjetër akuzë për “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Në vitin 2023, Marku u dyshua se u përfshi në një sulm me armë të ndodhur në drejtim të Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit – ky i fundit i vrarë në janar 2020 me snajper në qendër të Rrëshenit. Megjithatë, përfshirja e Markut nuk u provua dhe ai u lirua nga akuzat.

Pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Fier-Vlorë, autoritetet ushtruan kontrolle në banesën e familjes Reçi dhe shoqëruan disa anëtarë të fisit për t’i marrë në pyetje.

Konflikti mes fiseve Bardhi dhe Reçi daton prej afro 28 vitesh dhe ka prodhuar një sërë vrasjesh, duke përfshirë atentate të mirëorganizuar.

Hetimet vazhdojnë dhe pritet që autoritetet të kryejnë kontrolle të tjera në lidhje me ngjarjen, në përpjekje për të çuar para drejtësisë personat përgjegjës për atentatin.

30-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në një atentat mafioz, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa po lëvizte në aksin Fier-Vlorë./Euronews.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://upskittyan.com/act/files/tag.min.js?z=8547498