Sport Marketing Prishtina ka njoftuar se pishina e Gërmisë do të jetë e mbyllur për pesë ditë, nga data 15 korrik deri më 19 korrik, kjo për shkak të inspektimit detal të pompave të filtrimit të ujit si dhe kryerjes së analizave të ujit në përputhje me udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik.
Sipas njoftimit zyrtar, pishina do të rihapet të shtunën, më 20 korrik 2025.
“Ju falënderojmë për mirëkuptim!”, thuhet në fund të njoftimit nga Sport Marketing Prishtina. / Klankosova.tv
The post Pishina e Gërmisë mbyllet për pesë ditë për inspektim teknik dhe analiza uji appeared first on Klan Kosova.