E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePirateria po lulëzon, por ndëshkimet janë të rënda – deri në 100...

Pirateria po lulëzon, por ndëshkimet janë të rënda – deri në 100 mijë euro (VIDEO)

Pirateria televizive është një nga veprimtaritë ilegale e cila ka zënë vend në territorin tonë.

Me lehtësi ajo po arrin deri në shtëpitë e qytetarëv të vendit tonë, të cilët nuk ia kanë haberin se po bëhen pjesë e një zingjiri të një veprimtarie që dënohet me ligj.

Derisa në një anë qëndrojnë kompani e platforma që paguajnë mijëra euro për licensa e të tjera për regjistrime, në krah të tyre po zhvillojnë punën kompanitë ilegale të shpërndarjes së platformave televizive e internetit.

Çdo kompani e tillë, së pari duhet të licensohet nga Komisioni i Pavarur i Mediave.

Derisa pirateria televizive po lulëzon, KPM-ja po thotë se është duke bërë gjithcka që është e mundur që kjo veprimtari të shuhet.

Në një përgjigje me shkrim për KIKS-in, nga ky komision thanë se kanë përdorur gjithë mekanizmat e bashkëpunimet që mund të sillnin paqe në këtë sektor.

Sipas KPM-së, në tri vitet e fundit, ky komision ka hasur në 17 raste të piraterisë që funksiononin pa marrëveshje valide.

Në rastet kur monitorimet e KPM-së hasin në raste piraterie, sipas KPM-së, ndëshkimet variojnë nga 1 mijë deri në 100 mijë euro për të shkuar deri në ndërprerje të transmetimit.

The post Pirateria po lulëzon, por ndëshkimet janë të rënda – deri në 100 mijë euro (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT