Kundër njëri-tjetrit zhvilluan shumë ndeshje në ‘EL CLASICO’.
Gerard Pique i Barcelonës dhe Iker Casillas i Real Madridit, ishin edhe bashkëlojtarë në kombëtaren e Spanjës, ku përjetuan shumë suksese, duke fituar Kupën e Botës dhe kampionatin evropian, njofton Klankosova.tv.
Pavarësisht se janë shokë, megjithatë si atëherë e sikur tani, ngacmimet për skuadrat e tyre të zemrës, i kanë karakterizuar gjithmonë të dy.
Së fundmi, gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka postuar një moment kur Pique i afrohet ish-portierit të Real Madridit, me pesë gishta, që nënkuptojnë fitoren e mbrëmshme të Barcelonës në finalen e Superkupës, ku “Blaugrana” shënoi 5 gola, raporton Klankosova.tv.
Momentin e gjeni në linkun duke klikuar këtu.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>