Pioli: Napoli është favorit për të fituar përsëri Scudetton, por nuk janë të pamposhtur

Pioli: Napoli është favorit për të fituar përsëri Scudetton, por nuk janë të pamposhtur

Trajneri i Fiorentinës, Stefano Pioli, duke folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së madhe kundër Napolit, e vlefshme për raundin e tretë të Serie A, foli në lidhje me sfidën brenda sfidës me Antonio Conten.

Fiorentina është nikoqire e Napolit në ndeshjen e kësaj jave në Serie A, me takimin që pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45.


“Do të jetë emocionuese të kthehemi të luajmë para tifozëve tanë nesër. Conte është ndër trajnerët më të mirë në Evropë dhe në botë, sigurisht që do të jetë një sfidë e madhe. Si ai ashtu edhe unë do të kemi përgatitur strategji për të luajtur, mbrojtur dhe sulmuar, por në fund të fundit janë lojtarët ata që bëjnë diferencën në fushë”, ka thënë fillimisht Pioli.

“Napoli është skuadra që fitoi Scudetton vitin e kaluar dhe është forcuar ndjeshëm gjatë verës. Është e natyrshme që ata janë favoritë edhe për këtë sezon. Ata mund të konkurrojnë shumë mirë edhe në Ligën e Kampionëve”.

“Megjithatë, ne jemi një skuadër e mirë. Këtë javë, jemi në të njëjtin nivel me Napolin sepse të dy kemi qenë në gjendje të përgatitemi për ndeshjen vetëm që nga dje”.

“Nuk do të jetë një ndeshje e dëmtuar nga Liga e Konferencës, jam shumë i sigurt. Napoli është i fortë në çdo mënyrë, ne i njohim mirë si lojtarë dhe si trajnerin, por ndeshja e nesërme do të zbulojë diferencën midis nesh dhe tyre. Askush nuk është i pamposhtur, ne duam të luajmë në kushte të barabarta”, përfundoi trajneri i klubit Viola. /Telegrafi/