“Pikë që nuk duhet nënçmuar”, Muriqi tregon pse ra niveli i Kosovës në fund ndaj Suedisë

“Pikë që nuk duhet nënçmuar”, Muriqi tregon pse ra niveli i Kosovës në fund ndaj Suedisë

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se Sllovenia e shtyu Kosovën të mbrohet më shumë, prandaj edhe ra niveli i “Dardanëve” në 20 minutat e fundit.

Kosova mori një pikë në shtëpi pas barazimit 0-0, me Muriqin që kishte rastin e vetëm të rrezikshëm, ku ishte afër të realizonte pas vetëm pesë minutave lojë.


Pas ndeshjes, Muriqi për “RTK” deklaroi se kur analizuan Slloveninë e panë se luajnë me shumë kundërsulme, andaj nuk guxonin të rrezikonin shumë.

“Kisha pas qejf me shënu edhe tre pikëshin, por nuk e arrita. Ishte ndeshje e vështirë, Sllovenia u mbrojt sepse kanë provu me kundërsulme. Nuk e nënçmoj këtë pikë sepse mund të na nevojitet muajin tjetër”.

“Para lojës e kemi analizuar atëherë Sllovenia luan me topa të gjatë sepse e kanë një sulmues, që luan te Man Unitedi. Mendoja se nuk është dashur të sulmoja, por vendosa që të jem më i tërhequr, nuk e di a kom bë mirë apo jo”.

Në fund, ylli i Mallorcas nënvizoi se e di që tifozët prisnin fitore, megjithatë nuk ishte aspak ndeshje e lehtë.

“Ka pasur një rënie të madhe sepse ndoshta euforia, pak edhe tifozët para lojës, po t’i pyesje 100 persona atëherë 90 do të thoshin se do të fitonim. Sllovenia na shtyu me qëndru prapa, sepse e merrnin topin në gjysmën e fushës tonë dhe krijuan më shumë raste. Sllovenia në 20 minutat e fundit sulmuan, kështu që të nxjerrim mësime dhe të përgatitemi për Suedinë”.

Kosova të hënën do ta zhvillojë përballjen e rëndësishme me Suedinë, që do të ketë rol kyç në garën për vendin e dytë./Telegrafi/