Qytetarët që po dalin nga Kosova po përballen me pritje të zgjatura në disa pika kufitare.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Merdarë ku ato arrijnë deri në 60 minuta.
Ndërkohë, në pikën kufitare te ‘Dheu i Bardhë” pritjet shkojnë deri në 50 minuta, transmeton Klankosova.tv.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra dhe variojnë nga 5 deri në 10 minuta.
Përditësimi i fundit është në ora 06:57./Klankosova.tv
The post Pikat kufitare: Deri në 1 orë pritje për dalje nga “Dheu i Bardhë” appeared first on Klan Kosova.