E premte, 6 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmePika e ndihmave në Gaza mbetet e mbyllur pas vrasjeve ndaj dhjetëra...

Pika e ndihmave në Gaza mbetet e mbyllur pas vrasjeve ndaj dhjetëra civilëve

Fondi privat për ndihma në Gaza, i mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli, vazhdon të mbetet i mbyllur, të paktën deri në mëngjesin e së enjtes.

Sipas Reuters, mbyllja vjen pas tri ditëve me radhë ku janë raportuar të shtëna pranë zonës së ndihmave, duke lënë të vrarë dhjetëra palestinezë që ishin nisur në agim për të siguruar ushqim.

Ushtria izraelite ka deklaruar të mërkurën se vendi do të mbetet i mbyllur për një ditë për “qëllime riorganizimi”.

Sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), ushtarët kishin vërejtur lëvizje jashtë vijës së sigurisë dhe prandaj kishin qëlluar të shtëna paralajmëruese.

Megjithatë, dëshmitarë të shumtë në terren kanë raportuar se tanket izraelite kanë hapur zjarr direkt në drejtim të civilëve.

Nuk dihet ende se kur do të hapet sërish vendi i shpërndarjes së ndihmave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT