Sporti i tenisit është përballur me një fenomen të pazakontë.
Në fakt, turneu i tenisit “Madrid Open” është pezulluar përkohësisht dhe, arsyeja është vërtet e pabesueshme.
Më saktësisht, për shkak se kryeqyteti i Spanjës, Madridi dhe rajoni përreth tij po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, kjo ka bërë që të shtyhet në një afat të pacaktuar ky turne vjetor i sportit të bardhë.
Tenisti britanik Jacop Fearnley u detyrua ta linte fushën shkaku i mungesës së rrymës, pasi ajo i preku tabelat e rezultateve dhe një kamerë mbi fushë, gjë që ishte e pamundur që të zhvillohej meçi i tenisit.